Prishje të rrjetit elektrik në disa zona për shkak të shiut, KEDS: Më të afektuara janë Gjilani dhe Suhareka - Gazeta Express
string(106) "prishje-te-rrjetit-elektrik-ne-disa-zona-per-shkak-te-shiut-keds-me-te-afektuara-jane-gjilani-dhe-suhareka"

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 12:53

Prishje të rrjetit elektrik në disa zona për shkak të shiut, KEDS: Më të afektuara janë Gjilani dhe Suhareka

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 12:53

KEDS ka njoftuar se në komunën e Gjilanit dhe Suharekës ka pasur prishje në rrjetin elektrik, si pasojë e reshjeve të shiut.

KEDS thotë se ekipet janë në terren dhe po punojnë për ta rikthyer furnizimin me energji.

“Vendi po përballet me reshje të dendura gjatë orëve të fundit, ndërkohë që në disa zona janë paraqitur prishje në rrjetin elektrik. Më të afektuara aktualisht janë komunat e Gjilanit dhe Suharekës, ku ekipet tona të terrenit po punojnë intensivisht për t’i rikthyer furnizimin me energji të gjithë konsumatorëve sa më shpejt që të jetë e mundur. KEDS po e monitoron situatën në vazhdimësi dhe ka angazhuar të gjitha ekipet e nevojshme për ndërhyrje të menjëhershme aty ku paraqitet nevoja. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement