Momenti i përgatitjes për ardhjen e bebit është i mbushur me emocione, por edhe me dilema. Tregu ka pafund produkte, të gjitha të bukura, por jo të gjitha të nevojshme. Përzgjedhja e produkteve të para kërkon thjeshtësi jo mbingarkesë.
Gjërat kryesore që duhen marrë në konsideratë janë siguria, materiali dhe rehatia. Produkte të buta për lëkurën e ndjeshme të bebes, pelena që lejojnë ajrosje, shtroja pa kimikate të panevojshme, batanije të pastra dhe të lehta. Edhe lodrat duhet të jenë të sigurta, pa pjesë të vogla dhe me materiale të buta që bebja mund t’i prekë dhe t’i kafshojë pa rrezik.
Shumë prindër fillojnë me gjërat më të thjeshta: pelenat, një krevat i sigurt, disa rroba të buta, peshqirë të vegjël dhe ndërruese për jashtë shtëpisë. Pastaj shtojnë ngadalë gjërat e vogla që e bëjnë përditshmërinë më të lehtë, një termometër, një krem për lëkurën, një shishe ushqyerjeje ose një lodër qetësuese.
Zgjedhja e produkteve të para shpesh ndikohet edhe nga mënyra si prindërit e imagjinojnë ditën e tyre me beben. Disa duan më shumë prakticitet, të tjerë kërkojnë rehati dhe qetësi, ndërsa një pjesë fokusohen te materialet natyrale. Kjo e bën të rëndësishme që produktet të jenë sa më funksionale dhe të përdorshme çdo ditë, jo vetëm të bukura për t’u parë.
Aksesorët e vegjël, si mbajtësit e pelenave, organizuesit e sendeve të bebes ose peshqirët e butë për larje, i bëjnë momentet e përditshme më të lehta dhe i kursejnë prindërve kohë e lodhje.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm është pajisja e ambientit të bebes. Një kënd i qetë me dritë të butë, një mbulesë e pastër dhe një shtrat i sigurt krijojnë atmosferë të ngrohtë që e qetëson beben dhe prindin.
Aksesoret si batanijet e lehta, shtrojat e buta, apo një lodër qetësuese mund të japin ndjenjën e sigurisë që të porsalindurit e kërkojnë vazhdimisht. Këto detaje mund të jenë të vogla, por ndikojnë shumë në harmoninë e ditëve të para.