Ali Ahmeti uron Bedri Hamzën: PDK është parti shtetformuese dhe trashëguese e UÇK-së - Gazeta Express
string(83) "ali-ahmeti-uron-bedri-hamzen-pdk-eshte-parti-shtetformuese-dhe-trasheguese-e-uck-se"

Lajme

Gazeta Express

17/11/2025 22:22

Ali Ahmeti uron Bedri Hamzën: PDK është parti shtetformuese dhe trashëguese e UÇK-së

Lajme

Gazeta Express

17/11/2025 22:22

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaron se “Partia Demokratike e Kosovës është parti shtetformuese dhe trashëguese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe pjesë e rëndësishme përbërëse dhe kontribuese e pluralizmit të pasluftës në Republikën e Kosovës”.

Kështu e ka nisur postimin e tij në Facebook, për të uruar Bedri Hamzën për postin e kryetarit të partisë.

“Uroj z.Bedri Hamza për zgjedhjen e tij Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në Konventën e sotme partiake duke i dëshiruar shumë shëndet, suksese dhe mbarësi në punën e tij për të mirën e Kosovës dhe të rajonit”, shkruan Aliu.

“Gjithashtu, falënderoj z.Memli Krasniqi, Kryetarin e deritanishëm, për bashkëpunimin e shkëlqyer midis nesh dhe për guximin e marrjes së përgjegjësisë për drejtimin e PDK-së në kohëra shumë të vështira”, ka shkruar Ahmeti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement