Nëse kohët e fundit keni shtuar peshë, shkaku mund të mos jetë vetëm dieta apo mungesa e aktivitetit fizik – por ndryshimet klimatike.
Këtë e thotë një studim i ri nga shkencëtarët e Universitetit të Leiden në Holandë, të cilët paralajmërojnë se rritja e nivelit të dioksidit të karbonit (CO₂) në atmosferë po ndikon drejtpërdrejt te cilësia ushqimore e një sërë kulturash bazë.
Më shumë kalori, më pak proteina dhe vitamina
Sipas studiuesve, nivelet e larta të CO₂ nxisin fotosintezën, duke bërë që bimët të prodhojnë më shumë sheqerna dhe niseshte.
Por ky “shtim” ka një çmim: rënien e proteinave dhe mineraleve esenciale, duke e bërë ushqimin më kalorik, por më pak ushqyes.
Ata e përshkruajnë këtë si një “ndryshim elementar të përhapur” tek një gamë e gjerë bimësh të ngrënshme.
“Siguria ushqimore mund të jetë e qëndrueshme, por siguria ushqyese është nën kërcënim,” thonë ekspertët.
“Ushqimi do të bëhet më kalorik dhe më pak ushqyes.”
Si rezultat, njerëzit rrezikojnë nivele më të larta obeziteti, ulje të imunitetit dhe rritje të sëmundjeve kronike.
43 kultura ushqimore të prekura – nga orizi te patatet
Në analizën e tyre, studiuesit shqyrtuan të dhëna nga dhjetëra eksperimente të kryera si në ambiente të mbyllura ashtu edhe në fusha të hapura, me kultura të rritura në nivele të ndryshme CO₂.
Disa prej kulturave të analizuara:
Rezultatet janë alarmante
Kur niveli i CO₂ në atmosferë dyfishohet, rritet edhe ndikimi negativ te përbërja ushqyese.
Mesatarisht:
Kiqrajka (chickpeas) shfaqi rënien më të madhe të një elementi të vetëm (zink), ndërsa orizi dhe gruri – dy ushqimet kryesore të planetit – preken rëndë nga rënia e proteinave dhe mineraleve.
Orizi dhe gruri në rrezik – ndikon mbi më shumë se 4 miliardë njerëz
“Orizi është ushqimi bazë për mbi gjysmën e popullsisë botërore, ndërsa 2.5 miliardë njerëz varen nga gruri. Të dyja tregojnë rënie të theksuar të proteinave, zinkut dhe hekurit,” paralajmërojnë ekspertët.
Ndërkohë, përmbajtja kalorike rritet – duke sugjeruar se obeziteti mund të shtohet, pavarësisht se sa hamë apo sa ushtrohemi.
Studimi gjithashtu ngriti shqetësime se përqendrimet e metaleve të rrezikshme si merkurit dhe plumbit mund të rriten në disa kultura, edhe pse nevojiten kërkime të mëtejshme.

Ushqim më toksik, më kalorik dhe më pak ushqyes – një realitet që po vjen shpejt
Shkencëtarët thonë se ndryshimet tashmë po ndodhin.
Eksperimentet e hershme ishin kryer në nivele rreth 350 ppm CO₂, ndërsa sot, nivelet kanë arritur 425 ppm.
“Ne analizuam çfarë do të ndodhë te 550 ppm – një nivel që pritet të arrihet gjatë jetës sonë,” thotë autorja e studimit, Sterre ter Haar.
“Ne tashmë jemi përgjysmë të rrugës.”
Ky ndryshim pritet të sjellë një fenomen të quajtur “uria e fshehtë” – kur njerëzit konsumojnë mjaftueshëm kalori, por jo mjaftueshëm lëndë ushqyese.
Ndikimi ekonomik: Njerëzit mund të bëhen 24% më të varfër deri në vitin 2100
Studimi shoqërohet edhe me paralajmërime nga Universiteti i Kembrixhit, ku shkencëtarët thonë se ngrohja globale do të shkaktojë pasoja të rënda ekonomike.
Ata thonë se deri në vitin 2100, njeriu mesatar në botë mund të jetë:
Madje edhe vende të zhvilluara, si Britania, mund të përballen me kushte që ngjajnë me ato të shteteve më të pazhvilluara sot.
“Kemi treguar se ndryshimet klimatike ulin të ardhurat në të gjitha vendet – të nxehta apo të ftohta, të pasura apo të varfra njësoj,” thonë shkencëtarët. /GazetaExpress/