Bedri Hamza është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.
Hamza u zgjodh kryetar gjatë Konventës së PDK’së.
Tashmë kryetari i PDK’së mori shumicë dërmuese votash. Hamza u zgjodh kryetar pasi që kryetari i deritanishëm, Memli Krasniqi, ditë më parë dha dorëheqje.