Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar në Ferizaj janë shqiptuar mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku, dhe janë pezulluar 42 patentë shoferë.
Gjatë kësaj kohe po ashtu, janë regjistruar 23 aksidente, ku 8 kanë qenë me lëndime, si pasojë janë lënduar 16 persona, dhe, 15 aksidente me dëme materiale.
Komunikata:
Në bashkëngjitje të kësaj shkrese keni komunikatën e radhës nga DRP-Ferizaj
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Ferizaj, 17.11.2025
Numri i gjobave dhe aksidenteve gjatë javës në rajonin e Ferizajt
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Gjatë javës së kaluar, nga data 10-16.11.2025, janë shqiptuar 1. 657 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 42 patentë-shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 23 aksidente, nga të cilat:
– 8 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 16 persona
– 15 aksidente me dëme materiale
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:
– Stacionit më të afërt policor
– Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...