Në 13:00 nis protesta në Strasburg, kërkojnë drejtësi për krerët e UÇK që po mbahen në Hagë - Gazeta Express
string(89) "ne-1300-nis-protesta-ne-strasburg-kerkojne-drejtesi-per-kreret-e-uck-qe-po-mbahen-ne-hage"

Lajme

Gazeta Express

16/11/2025 12:17

Në 13:00 nis protesta në Strasburg, kërkojnë drejtësi për krerët e UÇK që po mbahen në Hagë

Lajme

Gazeta Express

16/11/2025 12:17

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së nga ora 13:00 do të nisë protestën para Këshillit të Evropës në Strasburg.

Me këtë protestë, që është e katërta me radhë, OVL e UÇK’së përkrah ish krerët e UÇK’së që po mbahen në Hagë, siç thonë ata, padrejtësisht.

Sipas raportimeve, atje pritet të jenë rreth 6 mijë protestues.

Kjo organizatë deri tani ka mbajtur protesta në Hagë, Prishtinë e Tiranë, ndërsa ka paralajmërime që ata do të mblidhen edhe në Maqedoninë e Veriut.

Advertisement
Advertisement
Advertisement