Bilanci i lokaleve, VV thotë se ka 177  asamblistë nëpër komuna, PDK ka njoftuar se i ka 206 gati 30 më shumë - Gazeta Express
string(106) "bilanci-i-lokaleve-vv-thote-se-ka-177-asambliste-neper-komuna-pdk-ka-njoftuar-se-i-ka-206-gati-30-me-shume"

Lajme

Gazeta Express

15/11/2025 20:09

Bilanci i lokaleve, VV thotë se ka 177  asamblistë nëpër komuna, PDK ka njoftuar se i ka 206 gati 30 më shumë

Lajme

Gazeta Express

15/11/2025 20:09

Gara për të parët e komunave të Kosovës, tashmë ka përfunduar. Qytetarët vendosën për liderët e tyre komunalë për katër vitet e ardhshme. Por, përveç një garës për kryetarë komunash, është zhvilluar edhe një garë tjetër mjaftë e rëndësishme, ajo për ulëset në kuvendin komunal, asamblistët, shkruan Gazeta Express.

Për këta të fundit, u dhanë deklarime nga partitë. Së pari, ishte kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ai që shkroi për përformancën e VV’së në këto zgjedhje duke përfshirë edhe numrin e asamblistëve.

Kurti, i cili për të dhënë këto komente, që zgjodhi degën e VV’në Podujevë, e cila udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi, tha se VV’ja nga këto zgjedhje ka marr 177 asamblistë.

Për rezultatin e VV’së, Kurti vlerësoi se kanë qenë ‘’fitore të pastërta’’, dhe se e njëjta sipas tij, është arritur në ‘’aleanca me qytetarin’’.

Për rezultatin në zgjedhje sa i përket asamblistëve, janë deklaruar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës. Sekretari për organizim dhe zgjedhje i kësaj partie, Betim Gjoshi, ditë më parë ka thënë se kjo parti ka arritur të fitoi plot 206 ulëse në kuvendet komunale në Kosovë.

Madje ky i fundit, kishte deklaruar se rezultati për PDK’në do të ishte edhe më i mirë ‘’sikur gara të ishte e barabartë, e ndershme dhe sipas ligjit’’. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement