Arrestohet në Mitrovicë i dyshuari që deshi ta vriste të birin, kërkohej prej muajsh - Gazeta Express
string(83) "arrestohet-ne-mitrovice-i-dyshuari-qe-deshi-ta-vriste-te-birin-kerkohej-prej-muajsh"

Lajme

Gazeta Express

14/11/2025 21:23

Arrestohet në Mitrovicë i dyshuari që deshi ta vriste të birin, kërkohej prej muajsh

Lajme

Gazeta Express

14/11/2025 21:23

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili ka qenë në kërkim prej muajsh, nën dyshimet për vrasje të rëndë në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Nga njoftimi i Prokurorisë, bëhet e ditur se i arrestuar D.B, dyshohet se ka dashur ta privojë nga jeta të birin e tij.

Njoftimi:

Arrestohet një i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë ndaj birit të tij

Mitrovicë, 14 nëntor 2025 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se pas një pune operative është arrestuar një person  me iniciale D.B., i cili prej muajsh ka qenë në kërkim, me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I njëjti dyshohet se ka dashur të privojë nga jeta të birin e tij.

I njëjti me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje për 48 orë.

 Brenda afatit të paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement