Vështirësi me gjumin? Ekspertët zbulojnë muzikën perfekte për të luftuar pagjumësinë - Gazeta Express
string(83) "veshtiresi-me-gjumin-ekspertet-zbulojne-muziken-perfekte-per-te-luftuar-pagjumesine"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

14/11/2025 19:34

Vështirësi me gjumin? Ekspertët zbulojnë muzikën perfekte për të luftuar pagjumësinë

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

14/11/2025 19:34

Nëse luftoni për të fjetur, mund të keni fat – një studim i ri sugjeron se terapia me muzikë mund të jetë çelësi për të përmirësuar gjumin.

Derisa ekspertët e gjumit kanë sugjeruar prej kohësh metoda të thjeshta si: shmangia e teknologjisë para gjumit, reduktimi i kafeinës dhe respektimi i një orari të rregullt të gjumit, studiuesit kinezë nga Ningxia Normal University në Guyuan kanë gjetur se muzika instrumental ose klasike me tempo të ngadaltë mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e gjumit tek të rriturit mbi 50 vjeç.

Si funksionon muzika për gjumin?

Në studim morën pjesë mbi 600 të rritur, të cilët ndoqën seanca dëgjimi muzikor nga 20 deri në 60 minuta.

Shumica e pjesëmarrësve dëgjuan muzikë me tempo të ngadaltë, 60–85 rrahje në minutë.

Rezultatet treguan përmirësim mesatar deri në të madh të pagjumësisë, sipas shkencëtarëve.

Muzika mund të ndihmojë duke:

  • Reduktuar niveli i kortizolit, rrahjet e zemrës dhe ritmin e frymëmarrjes
  • Relaksuar trupin dhe tërhequr vëmendjen nga emocionet negative

Ndihmuar trurin të krijojë associacione pozitive me kohën e gjumit, duke zëvendësuar zakonet e këqija që pengojnë gjumin

Ekspertët theksojnë se frekuencat e ulëta muzikore – nota të thella dhe të ngadalta – ndihmojnë trurin të ngadalësohet, ndërsa tingujt me frekuencë të lartë, si alarmet ose britmat, stimulojnë adrenalinën dhe rrisin gatishmërinë.

Një problem global i gjumit

Një studim i vitit të kaluar tregoi se 1 në 6 britanikë vuan nga pagjumësia, por 65% nuk kërkojnë ndihmë.

Pagjumësia lidhet me probleme serioze shëndetësore, përfshirë kancerin, goditjen në tru dhe infertilitetin.

Ekspertët paralajmërojnë se ndërprerja e gjumit gjatë natës nuk do të thotë domosdoshmërisht pagjumësi, por mungesa e gjumit mbi kohë ndikon në irritim, përqendrim të ulët, obezitet, sëmundje të zemrës dhe diabet.

Sipas American Sleep Association, gati 70 milion amerikanë kanë çrregullime të gjumit.

Konkluzioni i studiuesve

Terapia muzikore për gjumin është një qasje premtuese, pa ilaçe, për të ndihmuar të rriturit mbi 50 vjeç dhe mund të përdoret si një shtesë për strategjitë ekzistuese të gjumit.

Megjithatë, studiuesit sugjerojnë që të nevojiten studime më të gjera dhe me periudha më të gjata monitorimi për të vlerësuar efektivitetin e saj në mënyrë të plotë. /GazetaExpress/