Zogaj thotë askush prej LDK-së nuk është kontaktuar nga VV-ja: Nuk janë të interesuar të formojnë qeverinë - Gazeta Express
string(105) "zogaj-thote-askush-prej-ldk-se-nuk-eshte-kontaktuar-nga-vv-ja-nuk-jane-te-interesuar-te-formojne-qeverine"

Lajme

Gazeta Express

14/11/2025 8:58

Zogaj thotë askush prej LDK-së nuk është kontaktuar nga VV-ja: Nuk janë të interesuar të formojnë qeverinë

Lajme

Gazeta Express

14/11/2025 8:58

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka bërë me dije se askush prej kësaj partie nuk është kontaktuar prej VV-së në lidhje me votimin e qeverisë “Konjufca 1”.

Ai ka thënë se qëllimi i LVV-së nuk është që ta sigurojë shumicën parlamentare për formimin e qeverisë së re.

Në një prononcim për KTV-në, ai ka thënë se qëllimi i VV-së është që të blejë kohë.

“Nuk kemi asnjë informacion deri më tani që është kontaktuar ndonjëri prej anëtarëve të grupit tonë parlamentar për këtë rast. Nuk ka pasur asnjë qasje, as institucionale, as zyrtare partiake e as individuale. Çka po shohim ne këto ditë, është krejtësisht qasja e njëjtë sikurse me mandatarin e parë. Mandatari i parë nuk ka pasur as tendencë e as interesim të krijojë institucionet e vendit. Njëjtë po ndodh edhe me mandatarin e dytë”, ka thënë Zogaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement