“Verdikti i qytetarit ishte që LDK të qëndrojë në opozitë – Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet”, Rukiqi e Zogaj besojnë në rezultat të ri zgjedhor - Gazeta Express
string(138) "verdikti-i-qytetarit-ishte-qe-ldk-te-qendroje-ne-opozite-zgjidhja-e-vetme-jane-zgjedhjet-rukiqi-e-zogaj-besojne-ne-rezultat-te-ri-zgjedhor"

Lajme

Gazeta Express

13/11/2025 22:08

“Verdikti i qytetarit ishte që LDK të qëndrojë në opozitë – Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet”, Rukiqi e Zogaj besojnë në rezultat të ri zgjedhor

Lajme

Gazeta Express

13/11/2025 22:08

Sonte në Pressing të ftuar janë dy zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj e Berat Rukiqi, ku përballë tyre në studio janë panelistët Dibran Hoxha e Burim Ramadani.

Teksa u bisedua për krijimin e një qeverie, Rukiqi thotë se verdikti i qytetarëve të Kosovës ka qenë që LDK të qëndrojë në opozitë.

“Verdikti i qytetarit të Kosovës ishte që LDK me qëndru në opozitë, por kemi thënë që i pari nuk arrin me kriju institucionet, kur t’i vjen radha të dytit, ulemi e i diskutojmë cilat janë opsionet, me kushtet për një qeveri stabile”, tha ai.

Zogaj thotë se janë të gatshëm për zgjedhje të reja në dhjetor dhe besojnë në rezultat të ri zgjedhor.

“Jemi shumë mirë të përgatitur për zgjedhjet e dhjetorit. Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet, japin rezultat të ri”, përfundoi Zogaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement