Festivali më i madh i sportit dhe kulturës urbane në vend, “Prishtina Mall Street Fest”, këtë vit shënon edicionin e 26-të me radhë, duke vazhduar traditën shumëvjeçare të bashkimit të sportit, artit dhe argëtimit në një atmosferë të jashtëzakonshme.
Festivali do të mbahet më 14, 15 dhe 16 nëntor 2025, në Prishtina Mall – qendrën më të madhe tregtare në Kosovë, me finalen madhështore në amfiteatrin qendror të qendrës në hyrjen Perëndimore, përballë qindra shikuesve, sportistëve dhe artistëve të rrugës.
