Instituti Albanologjik-Prishtinë, gjegjësisht Dega e Letërsisë-IAP, organizoi tryezën shkencore “Bajram Kransiqi, 35- vjetori i vdekjes”, në shenjë nderimi, kujtese dhe mirënjohjeje intelektuale për njërin nga kritikët dhe studiuesit më të rëndësishëm të letërsisë shqipe, Dr. Bajram Krasniqi.
Po ashtu, në kuadër të kësaj tryeze u përurua edhe libri studimor monografik “Veprimtaria shkencore e Dr. Bajram Krasniqit” i Hysen Matoshit.
Ky aktivitet akademik u mbajt gjatë ditës së djeshme dhe me kumtimet dhe paraqitjet e tyre na nderuan profesorët e respektuar dhe studiuesit e letërsisë shqipe, si Hysen Matoshi, Floresha Dado, Milazim Krasniqi, Sali Bashota, Fadil Grajçevci dhe Adil Olluri.