U arrestua më 2 nëntor, policia sot kontrolloi vendin ku i dyshuari kishte fshehur gjësendet e vjedhura - Gazeta Express
string(102) "u-arrestua-me-2-nentor-policia-sot-kontrolloi-vendin-ku-i-dyshuari-kishte-fshehur-gjesendet-e-vjedhura"

Lajme

Gazeta Express

13/11/2025 15:05

U arrestua më 2 nëntor, policia sot kontrolloi vendin ku i dyshuari kishte fshehur gjësendet e vjedhura

Lajme

Gazeta Express

13/11/2025 15:05

Policia në kryeqytet ka njoftuar se ndërmarrë aksion në lidhje me të arrestuar B.C. nën dyshimin se ka kryer 8 raste të vjedhjeve të rënda.

Policia ka kontrolluar një lokacion në Prishtinë ku i dyshuari i kishte fshehur sendet e vjedhura.

Aty janë sekuestruar 7 telefona, 11 ora dore, stoli dhe pajisje të tjera të punës dhe teknologjike.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit gjatë ditës së sotme ka realizuar një operacion të suksesshëm, që ndërlidhet me personin B.C, mashkull, 52 vjeç, i arrestuar me datën 02.11.2025, për dyshimin e kryerjes së 8 rasteve të Vjedhjeve të Rënda. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, hetuesit kanë kryer kontroll në një lokacion në Prishtinë, me dyshimin e bazuar se personi i dyshuar kishte fshehur sendet që dyshohet se i kishte vjedhur. Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar 7 telefona, 11 ora dore, stoli dhe pajisje të tjera të punës dhe teknologjike. Pas përfundimit të procedurave ligjore, sendet e sekuestruara do t’u kthehen pronarëve të ligjshëm.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement