Osmani: Drejtësia për viktimat e luftës është borxhi ynë më i madh si shtet dhe shoqëri - Gazeta Express
string(86) "osmani-drejtesia-per-viktimat-e-luftes-eshte-borxhi-yne-me-i-madh-si-shtet-dhe-shoqeri"

Lajme

Gazeta Express

13/11/2025 12:29

Osmani: Drejtësia për viktimat e luftës është borxhi ynë më i madh si shtet dhe shoqëri

Lajme

Gazeta Express

13/11/2025 12:29

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se drejtësia për fëmijët, gratë dhe të gjitha viktimat e luftës është ‘’borxhi ynë më i madh si shtet dhe si shoqëri’’.

‘’Instituti nuk është vetëm arkiv – është ndërgjegjja e kombit tonë, dëshmia e sakrificës mbi të cilën u ngrit liria jonë. Prandaj, e vërteta e dokumentuar do të dëgjohet dhe do të jetojë’’, ka shkruar ajo.

Osmani në postimin e saj, ka ftuar studiuesit, qytetarët dhe të rinjtë e vendit që ta mbrojnë dhe ruajnë këtë kujtesë.

Postimi:

Kujtesa e një kombi që kërkon drejtësi

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë është zemra e kujtesës sonë kombëtare — vendi ku ruhet e vërteta për periudhën më të rëndë të historisë sonë. Me mijëra dëshmi të mbledhura e dokumentuara, ky institucion mban gjallë kujtesën e krimeve të kryera nga Serbia ndaj popullit të Kosovës.

Në takimin me drejtorin Atdhe Hetemi dhe ekipin e tij të përkushtuar, theksova se drejtësia për fëmijët, gratë dhe të gjitha viktimat e luftës është borxhi ynë më i madh si shtet dhe si shoqëri. Çdo jetë e humbur është kujtesë e dhimbshme se pa mbrojtur të vërtetën, pa drejtësi dhe pa kujtesë – nuk ka paqe të vërtetë.

Instituti nuk është vetëm arkiv – është ndërgjegjja e kombit tonë, dëshmia e sakrificës mbi të cilën u ngrit liria jonë. Prandaj, e vërteta e dokumentuar do të dëgjohet dhe do të jetojë.

Ftoj çdo qytetar, studiues, e çdo të ri të vendit të mbrojë dhe të ruajë këtë kujtesë. Sepse historia nuk harrohet – ajo tregohet e mbrohet, me dinjitet dhe me të vërtetën si themel.

Advertisement
Advertisement
Advertisement