Vjedhja në Luvër, policia liron një nga të dyshuarit - Gazeta Express
string(51) "vjedhja-ne-luver-policia-liron-nje-nga-te-dyshuarit"

Lajme

Gazeta Express

13/11/2025 9:40

Vjedhja në Luvër, policia liron një nga të dyshuarit

Lajme

Gazeta Express

13/11/2025 9:40

Policia e Francës ka lënë të lirë një nga personat e dyshuar si të përfshirë në vjedhjen e shekullit në muzeun e Luvrit në Paris.

Bëhet një fjalë për një grua e cila mendohet se ka bashkëpunuar me grabitësit kryesorë dhe i ka ndihmuar ata në realizimin e bizhuterive historike dhe me vlerë të pakrahasueshme.

Gruaja 38-vjeçare e arrestuar dhe e mbajtur në paraburgim në lidhje me vjedhjen në Luvër është liruar me kusht me urdhër të Gjykatës së Apelit të Parisit.

Ajo nuk duhet të kontakte me persona të tjerë të dyshuar për këtë ngjarjes si dhe i ndalohet dalja

Gruaja u arrestua në fund të tetorit, si pjesë e hetimit për vjedhjen e bizhuterive në muzeun e Parisit. Ajo e identifikoi veten si partnerja e një burri 37-vjeçar të dyshuar si një nga katër anëtarët e komandos që kryen  grabitjen në muze mëngjesin e së dielës, më 19 tetor.

Deri më sot, tre nga individët e arrestuar që i përkasin kuartetit që kreu vjedhjen mbeten në burg.

Xhevahiret e kurorës franceze nuk janë rikuperuar ende.

Advertisement
Advertisement
Advertisement