Osmani thotë se e ka menduar dorëheqjen pas humbjes në Fushë Kosovë - Gazeta Express
string(67) "osmani-thote-se-e-ka-menduar-doreheqjen-pas-humbjes-ne-fushe-kosove"

Lajme

Gazeta Express

13/11/2025 7:38

Osmani thotë se e ka menduar dorëheqjen pas humbjes në Fushë Kosovë

Lajme

Gazeta Express

13/11/2025 7:38

Ish-kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani ka deklaruar se ka menduar të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të degës në këtë komunë.

Osmani tha se këtë vendim të tij e ka diskutuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, megjithëse shtoi se ai e ka refuzuar kërkesën e tij, transmeton Klankosova.

“Në rend të parë që të jem i qartë, unë nuk i iku përgjegjësisë. Unë e kam njoftuar kryetarin Abdixhiku qysh të hënën se jam i gatshëm të dorëhiqem nga posti i kryetarit të degës. Kam diskutuar edhe sot me kryetarin Abdixhiku gjerë e gjatë, sepse ne kemi nevojë t’i diskutojmë çështjet e rëndësishme, dhe unë e vazhdoj që të them që natyrisht përgjegjësia bie mbi kandidatin”, u shpreh Osmani.

Megjithëse, Osmani theksoi se vendimin final rreth dorëheqjes së tij nga posti i kryetarit të degës së LDK-së në Fushë Kosovë, do të merret të hënën e ardhshme.

Ndryshe, Besnik Osmani humbi garën për të parin e Fushë Kosovës nga Valon Prebreza i VV-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement