Lushtaku i uron suksese Krasniqit: PDK është parti shtetformuese, ky vendim i dorëheqjes le të shënojë një momentum të ri i cili e fuqizon partinë - Gazeta Express
string(144) "lushtaku-i-uron-suksese-krasniqit-pdk-eshte-parti-shtetformuese-ky-vendim-i-doreheqjes-le-te-shenoje-nje-momentum-te-ri-i-cili-e-fuqizon-partine"

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 20:10

Lushtaku i uron suksese Krasniqit: PDK është parti shtetformuese, ky vendim i dorëheqjes le të shënojë një momentum të ri i cili e fuqizon partinë

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 20:10

Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit, nga pozita e kryetarit të PDK-së, ka falënderuar për angazhimin dhe lidershipin e tij.

Lushtaku në një postim në Facebook, ka shkruar:

Në emër tim dhe të strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj, shpreh falënderimin dhe respektin më të lartë për punën, angazhimin dhe lidershipin e treguar nga kryetari i deritanishëm i PDK-së, Memli Krasniqi.

PDK është parti shtetformuese dhe shtetndërtuese, e cila ka vizion të qartë për zhvillimin e vendit prandaj ky vendim i dorëheqjes le të shënojë një momentum të ri i cili e fuqizon, e rritë dhe e unifikon edhe më tepër PDK-në.

Suksese në vazhdimësi, kryetar!

Postimi i plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement