Alarm për bombë në një shkollë në Fushë Kosovë, T7 sjell pamje - Gazeta Express
string(62) "alarm-per-bombe-ne-nje-shkolle-ne-fushe-kosove-t7-sjelle-pamje"

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 16:27

Alarm për bombë në një shkollë në Fushë Kosovë, T7 sjell pamje

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 16:27

Policia e Kosovës sot ka pranuar një alarm për bombë në shkollën “Daut Bogujevci” në Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Ajo tha se po ndërmerren veprimet hetimore për të menaxhuar situatën.

“Rreth orës 14:30 është pranuar një informatë  për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë ajo.

Gazetarja e T7, Blerta Zuka, po qëndron në vendin e ngjarjes dhe ka sjellë pamje prej atje:

Advertisement
Advertisement
Advertisement