“Krejt e thirrin Rexhën” të premten - Gazeta Express
string(33) "krejt-e-thirrin-rexhen-te-premten"

Arte

Gazeta Express

12/11/2025 16:05

“Krejt e thirrin Rexhën” të premten

Arte

Gazeta Express

12/11/2025 16:05

Me 14 nëntor, duke filluar prej orës 19:00, në Kino Armata do të shfaqet filmi me metrazh të gjatë “Krejt e thërrasin Rexhën” i regjisorit Ibër Deari.

Në një fshat ku të gjithë janë larguar, Rexha mbetet pas, ai bëhet zemra e Sllupkovës. Një komedi prekëse që feston forcën dhe qëndrueshmërinë e komunitetit. Të gjithë e thërrasin Rexhën, heroin e fshatit.

Ibër Deari është filmbërës i suksesshëm, me një portofol të larmishëm filmash të shkurtë që trajtojnë emocionet dhe sfidat shoqërore me të cilat përballen njerëzit. Filmi i tij ma i ri me metrazh të gjatë, “Krejt e thirrin Rexhën”, i financuar prej Agjencisë së Filmit të Maqedonisë së Veriut, shënon kalimin e tij në film të metrazhit të gjatë. Ibër Deari është shkrimtar e regjisor. Ai ka përfunduar studimet master në drejtimin e filmit (Master of Arts in Film Direction) në Universitetin e Arteve Audiovizuele “ESRA” në Shkup.

Skenaristët: Ibër Deari, Artin Selmani
Aktorët: Afrim Muçaj, Adriana Matoshi, Ledion Mulaku

Advertisement
Advertisement
Advertisement