“Autokratët kanë frikë nga qytetarët e lirë”, Kos thotë se mjetet e reja të BE-së do t’i ndihmojnë edhe shtetet kandidate të mbrojnë demokracinë - Gazeta Express
string(140) "autokratet-kane-frike-nga-qytetaret-e-lire-kos-thote-se-mjetet-e-reja-te-be-se-do-ti-ndihmojne-edhe-shtetet-kandidate-te-mbrojne-demokracine"

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 14:57

“Autokratët kanë frikë nga qytetarët e lirë”, Kos thotë se mjetet e reja të BE-së do t’i ndihmojnë edhe shtetet kandidate të mbrojnë demokracinë

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 14:57

Komisioni Europian sot ka prezantuar Mburojën e Demokracisë Europiane (European Democracy Shield), duke përcaktuar një sërë masash konkrete për të fuqizuar, mbrojtur dhe promovuar demokraci të forta dhe elastike në të gjithë BE-në.

KE tha se veprimet në kuadër të kësaj mburoje do të rrisin më tej kapacitetin kolektiv të bllokut për të luftuar manipulimin e informacionit dhe dezinformimin dhe për të forcuar qëndrueshmërinë tonë përmes një qasjeje që përfshin të gjithë shoqërinë.

Për këtë mekanizëm të ri të BE-së ka folur edhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e cila tha se ai do t’i ndihmojë edhe vendet kandidate të BE-së përveçse ato anëtare.

Ajo e përshkroi këtë iniciativë të BE-së edhe si mburojë nga autokratët, si ata të vendeve anëtare si ata të vendeve kandidate.

“Autokratët kanë frikë nga qytetarët e lirë. Ata i vënë demokracitë tona nën presion — si në shtetet anëtare, ashtu edhe në vendet kandidate. Sot, Komisioni miratoi mjete të reja për të mbrojtur liritë tona. Mburoja jonë e re e Demokracisë do t’u ndihmojë shteteve anëtare aktuale dhe atyre të ardhshme të qëndrojnë të bashkuara si një”, shkroi Kos.  

Mburoja e Demokracisë Europiane do të ndërmarrë veprime në tri shtylla kryesore: 1) mbrojtja e integritetit të hapësirës së informacionit; 2) forcimi i institucioneve, zgjedhjeve të drejta dhe të lira dhe medias së lirë dhe të pavarur; dhe 3) rritja e qëndrueshmërisë shoqërore dhe angazhimit të qytetarëve./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement