Biblioteka Kombëtare e Kosovës kanë bërë me dije se Gazeta Rilindja po rikthehet e plotë në formatin digjital falë bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare dhe Arkivit Shtetëror të Kosovës
Biblioteka Kombëtare e Kosovës është në proces të plotësimit të koleksionit të digjitalizuar të gazetës Rilindja, në bashkëpunim me Arkivin Shtetëror të Kosovës.
Numrat e gazetës që mungojnë në fondin e Bibliotekës, për periudhën 1945–1963, gjenden në fondin e Arkivit. Në bazë të marrëveshjes dypalëshe të nënshkruar ndërmjet dy institucioneve, Arkivi Shtetëror është duke i digjitalizuar këta numra, me qëllim që të plotësohet koleksioni i plotë digjital i Rilindjes në kuadër të projektit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.