Taravari thotë se qytetarët e kanë zgjedhur tashmë Valbon Limanin me 62% - Gazeta Express
string(71) "taravari-thote-se-qytetaret-e-kane-zgjedhur-tashme-valbon-limanin-me-62"

Maqedoni

Gazeta Express

12/11/2025 13:35

Taravari thotë se qytetarët e kanë zgjedhur tashmë Valbon Limanin me 62%

Maqedoni

Gazeta Express

12/11/2025 13:35

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar Valbon Limani do të jetë sërish kandidat për kryetar komune pasi ka fituar bindshëm në zgjedhje, duke siguruar mbi 17 mijë vota, përkundër koalicionit VLEN që ka marrë rreth 4 mijë vota.

“Valboni ka fituar 17.000 vota përkundër VLEN-it me 4.000 vota. Qytetarët Valbonin veç më e kanë përzgjedhur me 62% përkrahje. Ai duhet tash të konfirmohet edhe një herë!”, tha Taravari në një prononcim për TV21.

Taravari shtoi se ky rezultat tregon qartë vullnetin e qytetarëve, duke theksuar se procesi i konfirmimit të mandatit duhet të jetë vetëm një formalitet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement