Miftaraj paralajmëron padi për Alban Krasniqin e LVV-së: Abuzues që përhap gënjeshtra e mashtrime - Gazeta Express
string(96) "miftaraj-paralajmeron-padi-per-alban-krasniqin-e-lvv-se-abuzues-qe-perhap-genjeshtra-e-mashtrime"

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 13:33

Miftaraj paralajmëron padi për Alban Krasniqin e LVV-së: Abuzues që përhap gënjeshtra e mashtrime

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 13:33

Ehat Miftaraj nga IKD paralajmëron  padi ndaj  Alban Krasniqit i cili i ka quajtur anëtarët e IKD-së dhe të shoqërisë civile zëdhënës të Sami Lushtakut.

“Ne këto do t’i adresojmë përmes padisë që i njëjti të rehabilitohet dhe të mos bëjë gabime në të ardhmen“, tha Miftaraj në një deklaratë për RTV21

“I njëjti duhet me i vertëtu, është në një parti që e ka në dorë policinë, inteligjencën artificiale, ATK-në, doganën e të gjitha nëse këto dyshime pretendon se janë të vërteta atëherë do të duhej që të adresohen përmes institucioneve dhe jo përmes adresimeve koti në Facebook“, u shpreh Miftaraj

Ai e quajti Krasniqin si abuzues me të drejtën e besimit publik.

“Abuzues që përhap gënjeshtra përhap mashtrime në publik jo vetëm për neve por edhe për media e të tjerë“, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement