Tahiri i reagon Dejona Mihalit: Nuk mundet kjo me dashtë Kosovën e Mitrovicën më shumë se ne - Gazeta Express
string(91) "tahiri-i-reagon-dejona-mihalit-nuk-mundet-kjo-me-dashte-kosoven-e-mitrovicen-me-shume-se-ne"

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 7:45

Tahiri i reagon Dejona Mihalit: Nuk mundet kjo me dashtë Kosovën e Mitrovicën më shumë se ne

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 7:45

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka reaguar ndaj anëtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, e cila e ka akuzuar PDK-në për manipulim të zgjedhjeve.

Në Debat Plus, Tahiri ka theksuar se akuza të tilla janë të pabazuara dhe se Mihali.

“Kur i dal reni Dejonës me fol për demokraci, shtet e për Kosovë, sinqerisht është shqetësuese. Nuk mundet kjo me e dashtë Kosovën e Mitrovicën më shumë se na. Nuk e lidh asnjë emocion me këtë vend. Nuk mundet me na shitë moral këtu një eksponentë me shumë dyshime. E cila asnjë kontribut nuk e ka. As për shoqërinë, roli i saj është destruktiv. Le të më tregon çka ka bërë kjo gjithë natën nëpër Mitrovicë. Ka ardh me kerre të ndryshëm, fshehtë. Cili ka qenë roli i saj. Me shku me shantazhu njerëz?”, ka thënë Tahiri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement