Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit/Musliu-Shoshi: Qeverisë së Kurtit po i bie maska, drejtësia të veprojë pa mëshirë ndaj pushtetit abuzues - Gazeta Express
string(132) "aktakuza-ndaj-rozeta-hajdarit-musliu-shoshi-qeverise-se-kurtit-po-i-bie-maska-drejtesia-te-veproje-pa-meshire-ndaj-pushtetit-abuzues"

Lajme

Gazeta Express

11/11/2025 20:16

Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit/Musliu-Shoshi: Qeverisë së Kurtit po i bie maska, drejtësia të veprojë pa mëshirë ndaj pushtetit abuzues

Lajme

Gazeta Express

11/11/2025 20:16

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, duke e quajtur këtë rast dëshmi të “fytyrës së vërtetë” të qeverisë së Albin Kurtit.

Në një postim në Facebook, Musliu-Shoshi tha se çdo ditë po i bie maska një qeverie që ishte betuar për “ndershmëri e transparencë”.

Sipas saj, dorëzimi i aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore të Prishtinës tregon se pushteti aktual “predikon moral, por e dëmton shtetin me gati 3 milionë euro”.

“Shteti nuk ndërtohet me propagandë, por me përgjegjësi. Drejtësia duhet të veprojë pa frikë dhe pa mëshirë ndaj pushtetit abuzues,” ka përfunduar ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement