Aktori kosovar, Basri Lushtaku, ka thënë se e njeh shumë mirë aktoren Adriana Matoshi dhe se s’beson që fjalët që i ka shkruar sot janë qëndrime të saj.
Ai ka thënë se nuk e beson që një shpirt artisti mund të thotë diçka të tillë dhe se i vjen keq që ajo ka rënë viktimë e dikujt.
“Nuk e besoj që është mendim i Adriana Matoshit ky. Më vjen keq që ka ra viktimë, me i marrë fjaltë e huja me i postu në rrjetin social të vetin”, ka thënë Basri Lushtaku.