Kushtetuesja e la në detyrë, Veliaj urdhër nga qelia: Tirana të zbukurohet për festat e fundvitit - Gazeta Express
string(95) "kushtetuesja-e-la-ne-detyre-veliaj-urdher-nga-qelia-tirana-te-zbukurohet-per-festat-e-fundvitit"

Gazeta Express

11/11/2025 17:30

Kushtetuesja e la në detyrë, Veliaj urdhër nga qelia: Tirana të zbukurohet për festat e fundvitit

Gazeta Express

11/11/2025 17:30

Nga paraburgimi i Durrësit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë urdhrin e tij të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që e riktheu zyrtarisht në detyrë.

Në dokumentin e nënshkruar prej tij, Veliaj kërkon nga ndërmarrjet e bashkisë të nisin menjëherë përgatitjet për zbukurimin e kryeqytetit me ndriçime dhe dekorime për festat e fundvitit, si në sheshet kryesore ashtu edhe në godinat e institucioneve publike.

Ky veprim shihet si sinjal i vendosmërisë së Veliajt për të drejtuar bashkinë edhe nga qelia. Pas vendimit të 3 nëntorit, Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe konfirmoi se Veliaj vijon të jetë kryetar i ligjshëm i bashkisë. Megjithatë, strukturat e Partisë Socialiste po zhvillojnë ende takime me qytetarët për problematikat e kryeqytetit.

/Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement