IPK: Dyshohet se nga zyrtarët policorë që kanë reaguar dhe kanë hyrë në QKN në Mitrovicë s’u përfillën disa procedura - Gazeta Express
string(115) "ipk-dyshohet-se-nga-zyrtaret-policore-qe-kane-reaguar-dhe-kane-hyre-ne-qkn-ne-mitrovice-su-perfillen-disa-procedura"

Lajme

Gazeta Express

11/11/2025 16:08

IPK: Dyshohet se nga zyrtarët policorë që kanë reaguar dhe kanë hyrë në QKN në Mitrovicë s’u përfillën disa procedura

Lajme

Gazeta Express

11/11/2025 16:08

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) tha se bazuar në veprimet fillestare hetimore që janë ndërmarrë deri më tani dyshohet se nga zyrtarët policorë që kanë reaguar dhe kanë hyrë në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) të votave në Mitrovicën e Jugut nuk janë përfillur disa nga procedurat e parapara me Planin Operativ të PK-së të përgatitur për këtë proces zgjedhor.

IPK tha se doli në vendngjarje pasi ka pranuar një ankesë dhe informacione dje në orët e mbrëmjes lidhur me reagimin policor në QKN-në e Mitrovicës.

“Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime paraprake hetimore për të verifikuar pretendimet se zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore në QKN pa autorizimin e prokurorit kompetent. Veprimet janë ndërmarrë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së duke pasur parasysh edhe aspektin e pavarësisë operacionale të policisë. Bazuar në veprimet fillestare hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, dyshohet se nga zyrtarët policorë që kanë reaguar dhe kanë hyrë në QKN nuk janë përfillur disa nga procedurat e parapara me Planin Operativ të PK-së të përgatitur për këtë proces zgjedhor”, tha IPK.

Sidoqoftë, IPK tha se do të ndërmarrë edhe veprime të tjera në koordinim të plotë edhe me Prokurorinë e Shtetit duke përfshirë edhe konsultat me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement