Atentati ndaj Gilmando Danit, shoferi i plagosur agjent i AMP-së - Gazeta Express
string(63) "atentati-ndaj-gilmando-danit-shoferi-i-plagosur-agjent-i-amp-se"

Shqiperi

Gazeta Express

11/11/2025 16:09

Atentati ndaj Gilmando Danit, shoferi i plagosur agjent i AMP-së

Shqiperi

Gazeta Express

11/11/2025 16:09

Gilmando Dani, 36 vjeç, u ekzekutua mesditën e së martës pranë Aeroportit të Rinasit, pasi u qëllua me breshëri plumbash ndërsa udhëtonte me një automjet të blinduar.

I plagosur nga ky atentat mbeti 40-vjeçari i identifikuar si Muçi Shaljani (Sheqeri). Ky i fundit raportohet se është agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

I njohur prej vitesh për drejtësinë, Dani kishte lidhje të ngushta shoqërore me Emiljano Shullazin dhe konsiderohej si një ndër njerëzit e afërt të tij. Ai kishte shpëtuar më parë nga dy atentate, në vitet 2011 dhe 2015, ndërsa vetëm një vit më parë, në tetor 2024, ishte liruar nga burgu pas vuajtjes së pjesës më të madhe të dënimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement