Gjoshi pasi prokuroria urdhëroi rifillimin e numërimit: Në 2010, Mitrovica shkoi në rivotim për mungesë të baterive të llambave ultravjollcë - Gazeta Express
string(139) "gjoshi1-pasi-prokuroria-urdheroi-rifillimin-e-numerimit-ne-2010-mitrovica-shkoi-ne-rivotim-per-mungese-te-baterive-te-llambave-ultravjollce"

Lajme

Gazeta Express

11/11/2025 15:49

Gjoshi pasi prokuroria urdhëroi rifillimin e numërimit: Në 2010, Mitrovica shkoi në rivotim për mungesë të baterive të llambave ultravjollcë

Lajme

Gazeta Express

11/11/2025 15:49

Pak më herët u njoftua se Prokuroria në Mitrovicë ka urdhëruar rifillimin e numërimit në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë, proces i cili do të nis në orën 16:00.

Për këtë kanë reaguar nga Partia Demokratike e Kosovës, më saktësisht Betim Gjoshi. Ky i fundit përmes një postimi në Facebook, ka thënë se çështjet si numrat serikë dhe kodet e vendvotimit, s’janë detaje të thjeshta që duhet të mos përfillen, shkruan Gazeta Express.

‘‘Detajet e fletëvotimeve, siç janë “numrat serikë” dhe “kodet e vendvotimit”, nuk janë detaje të thjeshta që duhet të mos përfillen. Ato janë pjesë përbërse e elementeve që garantojnë integritetin e procesit zgjedhor. Kështu llogariten me të drejtë në rregulloren e KQZ-së për fletëvotimet’’, ka shkruar Gjoshi.

Në postimin e tij, ai ka rikujtuar edhe që, pikërisht në qytetin e Mitrovicë, në vitin 2010, kishte pasur rivotim për shkak të mungesës së baterive të llampave ultravjollcë.

‘‘Dikush mund të pyes “e çfarë roli ka në integritetin e procesit zgjedhor mungesa e baterive”? Ju tregoj se pikërisht në vitin 2010 komuna e Mitrovicës ka shkuar në rivotim në mungesë të baterive të llampave ultravjollcë’’, ka shkruar ai. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement