“Hana” me premierë botërore në Indi - Gazeta Express
string(33) "hana-me-premiere-boterore-ne-indi"

Arte

Gazeta Express

11/11/2025 13:52

“Hana” me premierë botërore në Indi

Arte

Gazeta Express

11/11/2025 13:52

Filmi “HANA” do ta ketë premierën botërore në edicionin e 56-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Goa (Indi), një festival i kategorisë A (Fiapf) dhe ndër më prestigjiozët në botë. Filmi është përzgjedhur në kategorinë zyrtare të garës për “ICFT–UNESCO Gandhi Medal Award”, një çmim që nderon filmat që pasqyrojnë idealët e UNESCO-s si toleranca, dialogu ndërkulturor dhe paqja.

Në qendër të tregimit qëndron Sara, një aktore që bashkohet me një program të Art Terapisë në Qendrën e Rehabilitimit për Gratë në Kosovë, për të ndihmuar të mbijetuarat të shndërrojnë dhimbjet e tyre në art. Por teksa ajo zhytet në historitë e grave, ajo përballet me plagët e veta të pashëruara të lidhura me babanë e saj dhe me identitetin e saj të dytë, Hana.

Ky film është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe do të shfaqet me datë 23 nëntor. E pranishme në premierë do të jetë Ilire Vinca, një nga rolet kryesore e filmit Hana.

Në rolet kryesore interpretojnë: Sheqerie Buçaj, Ilire Vinca, Refet Abazi, Ermin Bravo në vazhdim me rolet tjera si Teuta Ajdini, Fatlume Bunajku, Agron Shala, Lumije Muçaj Sopi, Xhevdet Doda, Shpend Xani, Xhejlane Godanci, Bislim Muçaj, Nazmije Sylejmani, Daniela Markaj dhe Euron Kadriu.

Advertisement
Advertisement
Advertisement