Nesër hapet Panairi i Librit në Tiranë - Gazeta Express
string(38) "neser-hapet-panairi-i-librit-ne-tirane"

Arte

Gazeta Express

11/11/2025 13:26

Nesër hapet Panairi i Librit në Tiranë

Arte

Gazeta Express

11/11/2025 13:26

Nga nesër deri më 16 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë do të jetë i hapur Panairi i Librit 2025.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit

Në nëntor, botimtaria shqipe “mbyll” një vit pune dhe nis të mendojë për vitin e ardhshëm, librat që do të botojë deri në Panairin e radhës. Është si një prag ku ne ndalemi të reflektojmë.

Këtu në Panair, në fakt, ne – punëtorët e librit, një sektor që numëron qindra mijëra njerëz, ata që shkruajnë, përkthejnë, botojnë, recensojnë, komunikojnë, shtypin, shesin, shpërndajnë, ndikojnë – gjendemi përballë njëri-tjetrit, me mundësinë për të diskutuar sidomos me LEXUESIN.

Në Sofanë e Librit do të përpiqemi të tregojmë paksa (kryesoren do ta gjeni nëpër stendat e Panairit) nga e tashmja e Librit dhe të imagjinojmë të ardhmen.

Sofaja ka rreth 15 intervista dhe panele diskutimi, ku flasin autorë shqiptarë, përkthyes, lexues. Aktivitetet transmetohen live nga RTSH. Koordinatore është gazetarja e kulturës Anisa Ymeri. Gazetarë: Monika Stafa, Luela Myftari, Fatmira Nikolli.

Advertisement
Advertisement
Advertisement