Nëse keni vështirësi të merrni “like” në Instagram, ka një shpjegim të papritur – mund të jeni tepër tërheqës. Një studim i ri zbulon se bukuria ekstreme nuk është gjithmonë një avantazh.
Shkencëtarët nga University of Dayton treguan tek qindra pjesëmarrës postime të rreme në Instagram nga llogari imagjinare të influencuesve në fushën e fitnesit. Pjesëmarrësit duhej të zgjidhnin cilat postime do t’u pëlqenin dhe cilat llogari do të ndiqnin.
Rezultatet treguan se influencuesit tepër tërheqës morën më pak “like” dhe ndjekës sesa ata me bukuri të moderuar. Arsyeja, sipas ekspertëve, është se njerëzit i shohin ata si më pak të afërshëm.
“Ky studim sugjeron se në një botë digjitale plot influencues – figura me ndikim dhe ndjekës të shumtë – të qenit tepër tërheqës mund të kthehet kundër teje, veçanërisht në fushën e fitnesit,” shpjeguan studiuesit Andrew Edelblum dhe Abby Frank për The Conversation. Ata e kanë quajtur këtë efekt “Beauty Backfire” ose efekti i kundërt i bukurisë.
Hulumtimi zbuloi disa të dhëna interesante:
Influencuesit tepër tërheqës që treguan modesti, ndanë vështirësitë, sfidat dhe momentet kur nuk shihnin përparim, morën më shumë “like”.

Ata që lëshoheshin me arritjet e tyre ose talentin e lindur pësuan rënie të ndjekësve.
Gratë influencuese përballen me më shumë reagime negative sesa meshkujt me bukuri të ngjashme, duke reflektuar një tendencë shoqërore për të gjykuar pamjen e femrave më ashpër.
Ky studim nxit kërkime të mëtejshme për të kuptuar se si faktorë të tjerë, si raca dhe aftësitë e kufizuara, ndikojnë tek efekti i kundërt i bukurisë.
Çfarë e bën një burrë tërheqës për gratë? 4 tipare të provuara shkencërisht
Popullariteti – Burrat që janë të pëlqyer nga gratë të tjera duken më tërheqës, sepse tregojnë besnikëri dhe aftësi për të qenë partnerë të mirë.
Paratë – Gratë i vlerësojnë burrat me të ardhura të mira, duke treguar siguri dhe stabilitet. Studimet tregojnë se gratë janë katër herë më të ndjeshme ndaj pagës kur zgjedhin partnerë meshkuj sesa burrat ndaj partnereve femra.
Muskujt – Burrat të gjatë dhe të muskujt janë ende më tërheqës, sipas një studimi australian. Fotografitë e meshkujve me trup të tonifikuar morën vlerësime më të larta sesa ata me formë më pak sportive.
Inteligjenca – Për disa, pamja fizike nuk ka rëndësi. Rreth 10% e njerëzve e konsiderojnë inteligjencën si tiparin më tërheqës tek një partner – një preferencë e njohur si sapioseksualitet, sipas studiuesve në Universitetin e Western Australia. /GazetaExpress/