Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, organizon një tryezë bashkëpunimi me komunitetet fetare - Gazeta Express
string(102) "drejtori-i-pergjithshem-i-burgjeve-klevis-qose-organizon-nje-tryeze-bashkepunimi-me-komunitetet-fetare"

Shqiperi

Gazeta Express

10/11/2025 21:18

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, organizon një tryezë bashkëpunimi me komunitetet fetare

Shqiperi

Gazeta Express

10/11/2025 21:18

Drejtori Klevis Qose bashkoi përfaqësuesit e komuniteteve fetare në një takim të veçantë, ku u diskutua mbi rolin e fesë në sistemin penitenciar. Të gjithë njëzëri theksuan se feja ka një ndikim të madh në burgje, duke ndihmuar në rehabilitimin dhe riintegrimin e të burgosurve dhe duke sjellë qetësi shpirtërore në jetën e tyre.

Në këtë tryezë morën pjesë: • Z. Tauland Bica – Komuniteti Mysliman • Atë Nikolla Kodheli – Kisha Ortodokse Autoqefale • Dom Kreshnik Ivan – Kapelan i Burgjeve Tiranë-Durrës • Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj • Z. Ergjest Biti – Vëllazëria Ungjillore Drejtori Qose vlerësoi bashkëpunimin dhe përkushtimin e të gjithë përfaqësuesve, duke theksuar se trupi mund të jetë i burgosur, por shpirti mbetet i lirë, dhe se bashkëpunimi mes komuniteteve është një urë që lidh dhe forcon shpirtin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement