Hill: Thaçi donte pavarësi në Rambuje, tha se do ta vrisnin nëse do ta pranonte propozimin që s'e përfshinte këtë - Gazeta Express
string(110) "hill-thaci-donte-pavaresi-ne-rambuje-tha-se-do-ta-vrisnin-nese-do-ta-pranonte-propozimin-qe-se-perfshinte-kete"

Lajme

Gazeta Express

10/11/2025 17:47

Hill: Thaçi donte pavarësi në Rambuje, tha se do ta vrisnin nëse do ta pranonte propozimin që s’e përfshinte këtë

Lajme

Gazeta Express

10/11/2025 17:47

Diplomati amerikan, Christopher Hill foli gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale edhe për negociatat për Marrëveshjen e Rambujesë.

Atëherë, ai tha se Hashim Thaçi nuk pranonte asgjë që s’e kishte fjalën pavarësi.

Hill tha se ai u kishte thënë atyre se nuk ishte në gjendje ta pranonte propozimin “që nuk e kishte fjalën pavarësi në terma të qartë”.

“Ai tha se po të kthehej në Kosovë duke e pranuar propozimin që nuk përfshinte pavarësinë e Kosovës, ai do të vritej”, tha ai.

Ish i dërguari special i SHBA-së tha se grupi i delegacionit kosovar në Rambuje funksionoi mirë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement