Rritje pagash në administratë, 100 milionë euro në buxhetin 2026 - Gazeta Express
string(63) "rritje-pagash-ne-administrate-100-milione-euro-ne-buxhetin-2026"

Shqiperi

Gazeta Express

10/11/2025 12:42

Rritje pagash në administratë, 100 milionë euro në buxhetin 2026

Shqiperi

Gazeta Express

10/11/2025 12:42

Në projektbuxhetin e vitit 2026, qeveria ka parashikuar rreth 100 milionë euro për rritjen e pagave të punonjësve të administratës qendrore dhe vendore. Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit në Komisionin e Ekonomisë, deklaroi se nga kjo masë do të përfitojnë mbi 144 mijë punonjës.

“Kostoja e përgjithshme e këtyre ndërhyrjeve në paga, përfshirë edhe rritjen e pagës minimale dhe indeksimin periodik, është vlerësuar në rreth 10 miliardë lekë dhe prek mbi 144.000 punonjës në administratën qendrore dhe vendore. Në tërësi ky buxhet përfaqëson një balancë të qëndrueshme midis politikave sociale dhe disiplinës fiskale, duke krijuar hapësirë reale për zhvillim, drejtësi sociale dhe përmirësim të standardeve të jetesës”, ,theksoi Malaj.

Rritja e pagave do të prekë disa kategori profesionale. Pagat e mësuesve të shkollave 9-vjeçare do të rriten me 3.000 lekë në muaj, duke arritur një mesatare bruto prej 100.000 lekësh. Ndërsa mjekët e përgjithshëm do të kenë pagë mesatare rreth 143.446 lekë, dhe infermierët rreth 92.526 lekë në muaj. Në total, paga mesatare bruto në administratën publike do të arrijë në 112.000 lekë në muaj gjatë vitit 2026.

Advertisement
Advertisement
Advertisement