Cybee.ai nga Kosova përfshihet në “Hall of Fame” të Best of Swiss Apps 2025 - Gazeta Express
string(73) "cybee-ai-nga-kosova-perfshihet-ne-hall-of-fame-te-best-of-swiss-apps-2025"

Lajme

Gazeta Express

10/11/2025 12:12

Cybee.ai nga Kosova përfshihet në “Hall of Fame” të Best of Swiss Apps 2025

Lajme

Gazeta Express

10/11/2025 12:12

Ceremonia e sivjetshme e Best of Swiss Apps 2025, një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e teknologjisë zvicerane, ka përfunduar duke vlerësuar kompanitë dhe projektet më inovative të vitit.

Ndër emrat që tërhoqën vëmendjen ishte Cybee.ai, startup me origjinë nga Kosova, i cili u rendit në “Hall of Fame” të këtij konkursi prestigjioz.

I themeluar nga Kristian Kabashi dhe Hekuran Doli, Cybee.ai u veçua për qasjen e saj të avancuar në sigurinë kibernetike dhe automatizimin e përputhshmërisë (compliance automation) për bizneset.

Platforma e tyre inteligjente ndihmon organizatat të menaxhojnë standardet e sigurisë dhe të identifikojnë dobësitë në kohë reale përmes inteligjencës artificiale, duke kontribuar në rritjen e sigurisë digjitale dhe efikasitetit operacional.

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme kur një projekt i krijuar me përkushtim nga Kosova arrin të vlerësohet në mesin e më të mirëve në Zvicër. Ky rezultat dëshmon talentin e të rinjve tanë dhe mundësitë që lindin kur teknologjia bashkon njerëz me vizion përtej kufijve”, u shpreh Kristian Kabashi.

Ky sukses e vendos Cybee.ai ndër emrat që po kontribuojnë në mënyrë konkrete në afirmimin e inovacionit nga Kosova në skenën ndërkombëtare të teknologjisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement