A po doni teatër, film, kulinarizëm, art, letërsi a modë? - Gazeta Express
string(52) "a-po-doni-teater-film-kulinarizem-art-letersi-a-mode"

Arte

Gazeta Express

10/11/2025 11:24

A po doni teatër, film, kulinarizëm, art, letërsi a modë?

Arte

Gazeta Express

10/11/2025 11:24

Krejt i kemi mbulu për juve, nga Prishtina, kah Gjakova e deri n’Tironë. Qe edhe një Monday Marks me top listën e ngjarjeve.

Vjeshta ja nisi mu ftofë në Kosovë, ajri si zakonisht pak i ndotun, njerëzit pak në kërkim të vitamin D, por qe po ju sjellim ofertën javore për vitamin K(ulture). 

Këtë javë programi s’ka kurrfarë pushimi: filloni me premierën “Litarin” në Teatrin Kombëtar (12 nëntor) – thrillerin e Patrik Hamilton që po e sjell Skender Podvorica; e keni edhe filmin klasik “Kapedani” në Kino Armata po atë natë, për pak nostalgi dhe mustaqe krenare të Sulos që lufton barazinë gjinore me gjithë inat. 

Të enjten (13 nëntor), regjisorin Samir Karahoda e gjeni në Armata për masterklasën “Rrëfimtaria”, ndërsa në Tiranë, Arbër Selmani promovon librin “Testosteron” në Soma Vinyl Station, me rrëfime që prekin vetminë, guximin e dashninë. Po atë fundjavë, mos harro me hyp në autobusin e performancës “Në Mes | In Between | Dazwischen”, që e kthen Stacionin e Autobusave në Prishtinë në skenë imagjinare mes Mynihut e Prishtinës, me muzikë, art interaktiv e ushqim të përziera. 

Gjakova ndërkohë feston “Ditët e nëntorit” me koncertin e Ermonela Jahos dhe orkestrën e TKOB më 15 nëntor, kurse në Prishtinë, xhazi merr frymë në amfiteatrin e UP-së prej 13 deri më 15. Nëse don energji pak ma t’kalltë, Termokiss sjell “Hip Hop Night” më 14 nëntor me Crown, Lorani, Yoda e finlandezin Likane Leppane – një natë me beata të papërpunume dhe flow të rrugës. 

Dhe për fund, në Zvicër, Vajzë Collective sapo lëshoi koleksionin e ri – teshat që duken pak si skandinave, por mbajnë aromën e diasporës sonë. Pra, përpara se me ra bora, dilni pak jashtë n’shehër në këtë vjeshtë me shije t’hollë dhe shtof t’trashë.

Linku për ngjarjet e plota: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-10-nentor

Advertisement
Advertisement
Advertisement