Gonzato: Përfshirja e biznesit, sfidë e muajve të ardhshëm për integrimin në BE - Gazeta Express
string(77) "gonzato-perfshirja-e-biznesit-sfide-e-muajve-te-ardhshem-per-integrimin-ne-be"

Shqiperi

Gazeta Express

10/11/2025 11:19

Gonzato: Përfshirja e biznesit, sfidë e muajve të ardhshëm për integrimin në BE

Shqiperi

Gazeta Express

10/11/2025 11:19

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, e cilësoi përfshirjen e sektorit privat si një nga sfidat kryesore të muajve në vijim për procesin e integrimit europian.

“Faleminderit për pyetjen tuaj, jo domosdoshmërisht do përdorja termin diplomaci ekonomike. Por absolutisht e kuptoj çështjen që ju ngrini. Jam mjaft i familjarizuar për këtë çështje, mungesa e informacionit në procesin e integrimit apo anëtarësimit në BE. Është një çështje që e kam ngritur në mënyrë konstante me partnerët tanë, me kryenegociatorët. Duhen përfshirë edhe më përpara, jo vetëm në momentin që ligji është në tryezë, për të marrë reflektime për të kuptuar si mund të zbatohen rregullat e BE-së dhe aktorët të jenë të informuar. Kjo është absolutisht diçka që e shohim si një sfidë të rëndësishme muajt që vijnë. Ja pse ka tryeza të rrumbullakëta të organizuara nga qeveria, për të mbuluar grupkapituj të ndryshëm.”, tha Gonzato.

Ambasadori theksoi se ndërsa miratimi i ligjit është relativisht i lehtë, zbatimi i tij paraqet një sfidë të vërtetë.

“Miratimi i ligjit është relativisht i lehtë, zbatimi i ligjit jo. Aty do jenë çështjet me të cilat do të merremi. Duke përfshirë kufizimet, sfidat tuaja e kështu me radhë. Kjo është e rëndësishme, sa i takon asaj që unë kuptoj me diplomaci ekonomike.”, vazhdo ai.

“Bizneset nuk investojnë në vende ku ka probleme me pronësinë, ku ka probleme me kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore, ku korrupsioni është i përhapur, e me radhe. Nuk është tërësisht ekonomik. Sa të bëjë me Planin e Rritjes, ka të bëjë dhe me kapitalin e huaj, sepse duhen aftësi për të qenë tërheqës, por duhet edhe sundimi i ligjit.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement