Mblidhet sot Komisioni i Etikës: PS kërkon përjashtimin e Berishës, PD të Ballës - Gazeta Express
string(78) "mblidhet-sot-komisioni-i-etikes-ps-kerkon-perjashtimin-e-berishes-pd-te-balles"

Shqiperi

Gazeta Express

10/11/2025 10:01

Mblidhet sot Komisioni i Etikës: PS kërkon përjashtimin e Berishës, PD të Ballës

Shqiperi

Gazeta Express

10/11/2025 10:01

Sekretariati i Etikës do të mblidhet këtë të hënë në orën 14:00 për marrë vendimin lidhur me kërkesën e socialistëve për përjashtimin nga Kuvendi deri në 60 ditë të kreu të PD-së, Sali Berisha.

PS të premten kanë dërguar një kërkesë zyrtare ku kërkojnë përjashtimin e Berishës nga Kuvendi pas deklaratave të tij ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato. Ata i kanë cilësuar këto deklarata sulm ndaj Gonzatos dhe se Berisha duhet të japë llogari.

Sekretariati i Etikës do të shqyrtojë edhe kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e Taulant Ballës. PD në kërkesë shprehen se Balla ofendoi dhe përdori gjuhë kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement