Partia Socialiste fiton pesë bashkitë në zgjedhjet e pjesshme në Shqipëri - Gazeta Express
string(73) "partia-socialiste-fiton-pese-bashkite-ne-zgjedhjet-e-pjesshme-ne-shqiperi"

Shqiperi

Gazeta Express

10/11/2025 8:29

Partia Socialiste fiton pesë bashkitë në zgjedhjet e pjesshme në Shqipëri

Shqiperi

Gazeta Express

10/11/2025 8:29

Në Shqipëri janë përmbyllur zgjedhjet e pjesshme lokale, me Partinë Socialiste (PS) që ka arritur të fitojë në të pesë bashkitë ku u mbajt votimi. Procesi i numërimit ka përfunduar pa incidente të raportuara.

Në Vlorë, kandidatja e PS-së, Brunilda Mersini, fitoi me 78.44% të votave (15,672 vota). Kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita, Dionis Sota, mori 11.68%, ndërsa Gjergji Nika 9.88%.

Në Berat, kandidati socialist Ervin Ceca siguroi 83.35% të votave (13,050 vota), përballë kandidatit të pavarur Pavlo Skarpa, që mori 16.65%.

Në Cërrik, Florenc Doka (PS) fitoi me 66.22%, kundër Amarildo Hoxhës (kandidat i pavarur i mbështetur nga PD) me 20.16% dhe Eligert Himës nga lëvizja “Shqipëria Bëhet” me 13.62%.

Në Mat, kandidati i PS-së Altin Bojni mori 66.54% të votave. Eduard Brahilika, i mbështetur nga opozita, siguroi 28.54%, ndërsa Suzana Pasha 4.92%.

Në Tepelenë, rezultati ishte 77.85% për Gramos Sakon (PS), ndërsa kandidati i pavarur Gabriel Guma, i mbështetur nga opozita, mori 22.15%.

Advertisement
Advertisement
Advertisement