Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik, në Prishtinë.
Osmani ka pritur në rend, mirëpo një qytetar ka refuzuar të hyjë dhe të votojë para saj.
“Vallahi nuk hi, besom” ka thënë ky qytetar, pas çka presidentja Osmani hyri për të kryer procedurën e votimit.