Pjesëmarrja në zgjdhje, KQZ proceson shumicën e vendvotimeve: 13,41% votuan deri në orën 13:00 - Gazeta Express
string(89) "pjesemarrja-ne-zgjdhje-kqz-proceson-shumicen-e-vendvotimeve-1341-votuan-deri-ne-oren-1300"

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 13:34

Pjesëmarrja në zgjdhje, KQZ proceson shumicën e vendvotimeve: 13,41% votuan deri në orën 13:00

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 13:34

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 13:00 kanë votuar 176,563 qytetarë, që përbën 13.41% të numrit të përgjithshëm të votuesve në listën zgjedhore.

Numri total i votuesve të regjistruar është 1,316,672, ndërsa në përllogaritje deri në këtë orë janë procesuar 1,572 nga 1,628 vendvotime, ose 96,56% e tyre.

Këto të dhëna u përditësuan në 13:43. Ato përfshijnë vetëm votimet e rregullta dhe nuk përfshijnë votimet me kusht apo me postë.