Kievi në terr në mes të ftohtit, dronët rusë pushtojnë kryeqytetin - Gazeta Express
string(65) "kievi-ne-terr-ne-mes-te-ftohtit-dronet-ruse-pushtojne-kryeqytetin"

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 13:11

Kievi në terr në mes të ftohtit, dronët rusë pushtojnë kryeqytetin

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 13:11

Ukraina po përpiqet të rikthejë energjinë elektrike, ngrohjen dhe furnizimin me ujë, pasi një valë e re sulmesh ruse ka paralizuar plotësisht infrastrukturën energjetike të vendit. Autoritetet në Kiev njoftuan se pas goditjeve masive me qindra dronë gjatë natës, kapaciteti kombëtar i prodhimit të energjisë ka rënë në “zero”.

Kompania shtetërore Centerenergo konfirmoi se asnjë nga termocentralet nuk është në gjendje të prodhojë energji, ndërsa rrjeti elektrik është dëmtuar rëndë në disa rajone. Për pasojë, miliona banorë janë lënë pa drita dhe ngrohje në mes të temperaturave të ulëta, shkruan A2 CNN.

Sipas operatorit Ukrenergo, energjia elektrike do të ndërpritet nga 8 deri në 16 orë në ditë në shumicën e rajoneve, ndërsa po kryhen riparime emergjente dhe po ridrejtohet furnizimi nga zonat më pak të prekura.

Ministri i Energjisë i Ukrainës paralajmëroi se, megjithëse situata është disi e stabilizuar, rajone si Kievi, Dnipropetrovski, Donetsku, Harkivi, Poltava, Çernigivi dhe Sumi mund të përballen me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë.