Voton Përparim Rama: Është me rëndësi që qytetarët të votojnë për kahjen e duhur - Gazeta Express
string(79) "voton-perparim-rama-eshte-me-rendesi-qe-qytetaret-te-votojne-per-kahjen-e-duhur"

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 11:43

Voton Përparim Rama: Është me rëndësi që qytetarët të votojnë për kahjen e duhur

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 11:43

Kryetari i Prishtinës njëherit kandidat i LDK’sës për një mandat tjetër, Përparim Rama, ka votuar.

I shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët, Rama ka thënë se uron që të fitojë zhvillimi e progresi.

“Tash më parë isha së bashku me Kristalen me tregu respekt për ushtarët britanikë që kanë dhënë jetën për lirinë e paqen që sot e kemi e gëzojmë në kryeqytet e gjithë Kosovën. Ju uroj shumë të gjithë qytetarëve për pjekurinë, maturinë që kanë treguar gjatë këtyre zgjedhjeve. Uroj që të fitoj zhvillimi, progresi e ardhmëri e ndritshme për qytetin e vendin tonë. Iu falënderoj mediave për një punë të shkëlqyeshme e na priftë e mbara”, tha Rama.

Ai vlerësoi se këto zgjedhje janë të rëndësishme për gjithë vendin.

“Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, nuk e definojnë vetëm të ardhmen e kryeqytetit, por gjithë vendit, është me rëndësi të madhe që qytetarët të votojnë kahjen e duhur për vendin tonë”, tha Rama.