Sveçla "përplaset" me një person me logo të LDK'së në setër, e fotografon dhe e denoncon në Facebook - Gazeta Express
string(96) "svecla-perplaset-me-nje-person-me-logo-te-ldkse-ne-seter-e-fotografon-dhe-e-denoncon-ne-facebook"

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 11:14

Sveçla “përplaset” me një person me logo të LDK’së në setër, e fotografon dhe e denoncon në Facebook

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 11:14

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është ndalur dhe e ka fotografuar një qytetar që kishte të vendosur një simbol të LDK’së.

“Kjo nuk lejohet, LDK te shkolla nuk lejohet, rreth shkollës nuk lejohet”, i tha Sveçla.

“Ti me më fotografu nuk lejohet, ministër duhesh me i ditë ligjet ma i mirë, shihemi në gjykatë Xhelal”, ia ktheu ai.

Më pas, Sveçla e fotografoi dhe u largua.

Sveçla ka reaguar në Facebook pak më parë.

“‘Institucionalistët’ në shkelje të ligjit për zgjedhjet para qendrës së votimit me simbol partiak. Panik!”, ka shkruar ai. /GazetaExpress/