Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votë pak më parë.
Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Meliza.
Pasi votoi, Krasniqi para gazetarëve i ftoi qytetarët të dalin të votojnë.
“Me shpresën që do të kemi dalje masive dhe substanciale që do të reflektojë vullnetin e qytetarëve, uroj që edhe ky proces të shkojë në rregull siç ka shkuar rundi i parë dhe që qytetarët të votojnë për të ardhmen e tyre”, tha ai.