Denoncimi i deputetes demokrate: Në Mat po intimidohen zgjedhësit - Gazeta Express
string(64) "denoncimi-i-deputetes-demokrate-ne-mat-po-intimidohen-zgjedhesit"

Shqiperi

Gazeta Express

09/11/2025 10:54

Denoncimi i deputetes demokrate: Në Mat po intimidohen zgjedhësit

Shqiperi

Gazeta Express

09/11/2025 10:54

Deputetja e Partisë Demokratike Denisa Vata me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se zgjedhësit janë duke u intimiduar në Mat.

Sipas saj, në gjimnazin 28 nëntori, përballë shkollës, në një kafe janë ulur drejtorë të administratës shtetërore, punonjës që mbajnë shënime pranë qendrës së votimit dhe numërojnë njerëzit që futen e dalin nga QV.

Vata i bën thirrje Prokurorisë të qarkut Dibër, por edhe SPAK-ut, që të hetojë rastin.

“Jam te gjimnazi 28 nëntori, këtu përballë ndodhet një kafe, ku janë drejtorë të administratës shtetërore, punonjës që mbajnë shënime pranë qendrës së votimit dhe numërojnë të gjithë njerëzit që futen dhe dalin nga qendra e votimit, i bëj thirrje prokurorisë së qarkut Dibër dhe SPAK të marrin masa të mos infitmdojnë qytetarët, edhe mbrëmë kemi bërë thirrje, ku e kam paralajmëruar këtë sipas informacioneve që vinin nga PS. Po e bëj publike sepse është e pamundur të cash me policinë, me strukturat e tjera që merren me këto punë, këta persona këtu nuk duhet të lejohen”, shprehet Vata.